Kjo shtojcë s��është testuar me 3 hedhjet e rëndësishme të fundit në qarkullim të WordPress-it. Mund të mos e mirëmbajnë më, ose mundet të mos mbulohet më, dhe mund të ketë probleme përputhshmërie, kur përdoret me versione më të freskët të WordPress-it.

Connect Matomo (WP-Matomo, WP-Piwik)

Përshkrim

Nëse s’përdorni ende Matomo On-Premise apo Matomo Cloud, ose strehoni instancën tuaj të Matomo-s, ju lutemi, përdorni shtojcën Matomo për WordPress.

Kjo shtojcë përdor API-n e Matomo-s që të shfaqë statistikat tuaja Matomo te pulti i WordPress-it tuaj. Është në gjendje edhe të shtojë kod gjurmimesh Matomo te blogu juaj dhe të bëjë ndoca modifikime te kodi i gjurmimit. Veç këtyre, WP-Matomo mbulon rrjete WordPress dhe administrim të shumë sajteve njëherësh dhe kodeve përkatëse të gjurmimit.

Që të përdorni këtë shtojcë, lypset aplikacioni i statistikave web Matomo. Nëse nuk keni tashmë një instalim Matomo (p.sh., furnizuar nga shërbimi juaj i strehimit web), keni dy mundësi të thjeshta: përdorni ose një Matomo të vetëstrehuar, ose një Matomo të strehuar në re, nga InnoCraft.

Domosdoshmëri: PHP 7.0 (ose më i sipër), WordPress 5.0 (ose më sipër), Matomo 3.0 (ose më sipër)

Gjuhë: anglisht, shqip, kineze, holandisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, hungarisht, italisht, polonisht, portugalisht (Brazil). Pjesërisht gati: azerbajxhanase, bjellorusisht, hinduish, lituanisht, luksemburgase, norvegjisht, persisht, rumanisht, rusisht, spanjisht, suedisht, turqisht, ukrainase

Ç’është Matomo-ja?


Mësoni më tepër.

Hapat e parë

Kode të shkurtër

Mund të përdorni kodet e shkurtër vijues, nëse janë të aktivizuar:

[wp-piwik module="overview" title="" period="day" date="yesterday"]

Shfaq tabelë përmbledhjeje si e pultit përmbledhje të WP-Matomo-s. Shihni dokumentimin e API-t të Matomo-s lidhur me VisitsSummary.get, që të keni më tepër informacion mbi periudha dhe ditë. Matrica të shumta të dhënash do të ndërthuren në një. Nëse plotësoni atributin titull, lënda e tij do të shfaqet te titulli i tabelës.

[wp-piwik module="opt-out" language="en" width="100%" height="200px"]

Shfaq Iframe-in opt-out të Matomo-s. Gjuhën e Iframe-it mund ta ndryshoni përmes atributit të gjuhës (p.sh. sq për gjuhën shqipe) dhe gjerësinë dhe lartësinë e saj duke përdorur atributet përkatëse.

[wp-piwik module="post" range="last30" key="sum_daily_nb_uniq_visitors"]

Shfaq vlerën e zgjedhur të kyçit lidhur me postimin e tanishëm. Mund të përcaktoni një interval (format: lastN, previousN ose YYYY-MM-DD,YYYY-MM-DD) dhe kyçin e dëshiruar për vlerën (p.sh., sum_daily_nb_uniq_visitors, nb_visits ose nb_hits – për hollësi, shihni metodën Actions.getPageUrl të API-t të Matomo-s kur përdoret një interval).

[wp-piwik]

është e barasvlershme me [wp-piwik module=”overview” title=”” period=”day” date=”yesterday”].

Falënderime dhe Mirënjohje

  • Grafikët bazohen në Chart.js (Licencë MIT).
  • Krejt përkthyesit te Transifex dhe WordPress.
  • Cilido që dhuron për projektin WP-Matomo, përfshi ekipin Matomo!
  • Tërë përdoruesve që më dërgojnë email-e me kritika, lavdërime, kërkesa për veçori të reja dhe njoftime të metash – më ndihmoni ta bëj WP-Matomo-n shumë më të mirë!

Faleminderit të gjithëve!

Foto ekrani

  • Rregullime WP-Matomo-je.
  • Faqe statistikash WP-Matomo.
  • Pamje më nga afër e grafikëve qarkorë.
  • Grafik paneli WordPress.
  • Matom: Këtu do të gjeni token-in tuaj të mirëfilltësimit.

Instalim

Shënime të Përgjithshme

  • Së pari, duhet të rregulloni një instancë Matomo funksionale. Matomo-n mund ta merrni prej këtej dhe dokumentimin për të prej këtej.
  • Nëse doni të përditësoni instancën tuaj të Matomo-s, do të duhej ta kalonit blogun tuaj WordPress nën mënyrën mirëmbajtje, ndërkohë që xhiron procesi i përditësimit.

Instalojeni WP-Matomo-n në një blog të thjeshtë WordPress

  1. Ngarkojeni drejtorinë e plotë wp-piwik te drejtoria juaj wp-content/plugins.
  2. Aktivizojeni shtojcën përmes menusë ‘Shtojca’ te WordPress-i.
  3. Hapni menunë e re ‘Rregullime/Rregullime WP-Matomo (WP-Piwik)’ dhe ndiqni udhëzimet që të formësoni lidhjen tuaj me Matomo-n. Ruajini rregullimet.
  4. Nëse keni leje parjeje statistikash për shumë sajte dhe nuk aktivizuat “auto config”, zgjidhni blogun tuak dhe ruajini sërish rregullimet.
  5. Shihni te ‘Pult/WP-Matomo (WP-Piwik)’ për të parë statistikat e sajtit tuaj.

Instalojeni WP-Matomo-n në një rrjet blogjesh WordPress (WPMU/WP shumësajtësh)

Ka dy metoda të ndryshme për të përdorur WP-Matomo-in në një mjedis shumësajte:

  • Si Shtojcë Sajti të Dhënë sillet si një shtojcë e instaluar në një blog të thjeshtë WordPress. Çdo përdorues mund ta aktivizojë, formësojë dhe përdorë sipas qejfit WP-Matomo-n. Përdoruesi mundet edhe të përdorë instalime të vetat të Matomo-s (dhe duhet në fakt).
  • Përdorimi i WP-Matomo-s si Shtojcë Rrjeti është i njëvlershëm me një trajtim të përgjithshëm. Përdoret një instancë e vetme Matomo dhe ajo formësohet plotësisht nga përgjegjësi i sajtit. Përdoruesve u lejohet vetëm të shohin statistikat e tyre, përgjegjësit e sajteve mund të shohin statistikat e çdo blogu.

Shtojcë Për Një Sajt të Caktuar

Thjesht shtojeni WP-Matomo-n te dosja juaj /wp-content/plugins dhe aktivizoni faqen Shtojca për përgjegjës të caktuar të sajtit. Çdo përdorues duhet ta aktivizojë dhe formësojë WP-Matomo-n vetë, nëse dëshiron ta përdorë shtojcën.

Shtojcë Rrjeti

Mbulimi i Shtojcë Rrjeti është ende eksperimental. Ju lutemi, provojeni me përgjegjësinë tuaj (p.sh. duke përdorur një kopje vendore të instalimit tuaj të WP-së shumësajtësh) përpara se ta përdorni realisht me përdoruesit.

Shtojeni WP-Matomo-n te dosja juaj /wp-content/plugins dhe aktivizojeni si Shtojcë Rrjeti. Përdoruesit mund të hyjnë në statistikat e veta, përgjegjësit e sajtit mund të hyjnë në statistikat e secilit blog dhe formësimet e shtojcës.

PBR

Ku mund t’i gjej URL-në Matomo dhe token-in e mirëfilltësimit Matomo?

Që të përdorni këtë shtojcë ju duhet instanca juaj e Matomo-s. Nëse nuk keni një instalim të Matomo-s, keni dy mundësi të thjeshta: përdorni ose një Matomo të vetëstrehuar ose një të strehuar në re nga InnoCraft.

Sapo Matomo të funksionojë, do të jeni në gjendje ta formësoni WP-Matomo-n: URL-ja e Matomo-s është e njëjta URL që përdorni për të hyrë te instalimi juaj i Matomo-s, p.sh. për sajtin demo: http://demo.matomo.org. Token-i i mirëfilltësimi është një lloj fjalëkalimi i fshehtë, që i lejon WP-Matomo-s të marrë prej Matomo-s dhënat e nevojshme. Që të merrni token-in tuaj të mirëfilltësimit, bëni hyrjen te Matomo, klikoni mbi emrin tuaj të përdoruesit (sipër djathtas) dhe klikoni mbi “API” (menuja anështyllë majtas).

Mund të keni një përshkrim më të hollësishëm këtu: https://matomo.org/blog/2015/05/wordpress-integration-wp-piwik-1-0/

Marr këtë mesazh: “WP-Matomo (WP-Piwik) s’qe në gjendje të lidhet me Matomo-n (Piwik-un) duke përdorur formësimin tuaj”. Ç’të bëj?

Së pari, ju lutemi, sigurohuni që formësimi juaj është i vlefshëm, p.sh., nëse po përdorni URL-në e duhur për Matomo-n (shihni përshkrimin më sipër). Mandej, kaloni te skeda “Asistencë” dhe xhironi programthin e testimit. Ky programth testimi do të provojë të marrë nga Matomo disa të dhëna dhe do të shfaqë përgjigjen e plotë. Zakonisht, lënda e përgjigjes jep një ndihmëz të qartë se ç’është gabim:

Përgjigja e kthyer përmban…
bool(false) dhe HTTP/1.1 403 Forbidden: WP-Matomo-s s’i lejohet të lidhet me Matomo-n. Ju lutemi, kontrolloni formësimin e shërbyesit tuaj Matomo. Ndoshta përdorni mbrojtje fjalëkalimesh përmes .htaccess, ose bllokoni kërkesa nga localhost/127.0.0.1. Nëse s’jeni i sigurt rreth kësaj, ju lutemi, lidhuni me strehuesin tuaj web për asistencë.
bool(false) dhe HTTP/1.1 404 Not Found: URL-ja e Matomo-s është gabim. Provoni ta kopjoni & ngjitni URL-në që përdorni për të hyrë te vetë Matomo-ja përmes shfletuesit.
bool(false) dhe s’ka tjetër kod përgjigjeje HTTP: Shërbyesi Matomo nuk përgjigjet. Shumë shpesh, kjo shkaktohet nga rregullime firewall-i ose mod_security-je. Kontrolloni kartelat regjistër të shërbyesit tuaj që të siguroni më tepër të dhëna. Nëse s’jeni i sigurt rreth kësaj, ju lutemi, lidhuni me strehuesin tuaj web për asistencë.

Nëse kjo s’bën punë gjithashtu, mos ngurroni të hapni një temë te forumi i asistencës. Ju lutemi, na jepni krejt informacionin e mundshëm, përfshi përfundime programthi test, në qoftë e mundur.

Kontrolluesi i Përputhshmërisë së PHP-s njofton probleme përputhshmërie për PHP7 te WP-Matomo.

Kontrolluesi i Përputhshmërisë shfaq dy alarme të rreme. WP-Matomo është 100% i përputhshëm me PHP7, mund ta shpërfillni këtë raport.

Kodi i shkurtër i përmbledhjes nuk shfaq vizitorë unikë kur përdoret një interval vitesh.

Shihni FAQ mbi Matomo-n.

WP-Matomo shfaq vetëm 100 sajtet e parë të rrjetit tim shumësajtësh. Si t’i kem krejt sajtet e tjerë?

API e Matomo-s, si parazgjedhje, është e kufizuar në 100 sajte. Shtoni rreshtin vijues te ndarja [General] e kartelës aconfig/config.ini.php të Matomo-s:

API_datatable_default_limit = 1000

Gjurmimi s’funksionon në HostGator!

Provoni të aktivizoni mundësinë “shmange mod_security” (te rregullimet e WP-Matomo-s, skeda Gjurmime) ose krijoni një listë mod_security lejimesh.

A mund të kontribuoj te WP-Matomo si përkthyes?

Dëshironi të jepni ndihmesë te përkthimet e WP-Matomo-s? Ju lutemi, përdorni platformën Transifex të përkthimeve nga bashkësia.

Sigurisht që do të shtoj gjuhë që mungojnë, në u kërkofshin, dhe do të ngarkoj gjithashtu edhe kartela ekzistuese gjuhësh prej hedhjesh të dikurshme në qarkullim të WP-Matomo-s.

Nëse s’mundeni (ose nuk doni) të përdorni Transifex-in, mundeni të përktheni languages/wp-piwik.pot që sjell WP-Matomo.

Shumë faleminderit! 🙂

Shqyrtime

13 Mars, 2024
Good plugin. Nonetheless, considering it is better to be in the safe side a consent banner is a must. It would be great if the tool also adds the function to incorporate the code in the header to support popular consent banners with matomo. Matomo already has made available the code for the most common popular consent banners. Plugins to add code in the headers have the drawback that one cannot really choose the location in the header, and the location seems to make a difference. That the only reason preventing me using Matomo and that is the reason to set 2 stars to the plugin
22 Shtator, 2023 3 përgjigje
Impossible to connect the sites with the latest version of Matomo, unusable!
1 Dhjetor, 2022
This plugin does what it claims very easily. But also gives a lot of options if you want to customize your tracking.
7 Shtator, 2022
Once you understand how the plugin works in connection to an “on premise” Matomo, it’s the ideal plugin for Analytics outside GA. Am migrating most of the blogs I manage (8 so far) with good data. Thx!
3 Korrik, 2022
Lots of issues. Main issue is no data showing in wordpress. Also zero support even if you buy their packages. We spend close to $2000 and no replies. Based on many posts, this appears to be a bug in plugin.
20 Gusht, 2021
Just great ! So easy to use with Wordpress, compared to the never eending problem I had with Analytics!
Lexojini krejt 92 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Connect Matomo (WP-Matomo, WP-Piwik)” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Connect Matomo (WP-Matomo, WP-Piwik)” është përkthyer në 12 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Connect Matomo (WP-Matomo, WP-Piwik)” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Regjistër ndryshimesh

1.0.30

  • Ndreqje sjellje rregullimesh
  • Ndreqje formësimi të vetvetishëm nën mënyrën API PHP
  • Ndreqje atributi gjuhe kodi të shkurtër për Zgjedhje Lënieje Jashtë
  • Heqje vetie dinamike të nxjerrë nga përdorimi (PHP 8.2)

1.0.29

  • Riemërtim i shtojcës si “Connect Matomo”
  • Ndreqje e një cenueshmërie XSS

1.0.28

  • Encode plugin display name
  • Mundësi për ujdisje të requireConsent ose requireCookieConsent
  • Shmangie shënimi lidhur me të dhëna të zbrazëta etregtie
  • Përmirësim funksionimi ndjekjeje kërkimi (falënderime për, hollësi)
  • Ndreqje ndjekjeje nënsajti në një instalim shumësajtësh (falënderime për ulkoalex, hollësi)
  • Heqje etiketash të tepërta mbylljeje formulari (falënderime për ulkoalex, hollësi)

1.0.27

  • Ndreqje e një cenueshmërie CSRF
  • Ndreqje gabimesh shkrimi në JavaScript te faqja e rregullimeve, që dëmtonin punën e disa funksioneve të ndërfaqes
  • Ndreqje shtegu ndërmjetësi në rrjete shumësajtësh (falënderim për caveman99, hollësi)
  • Ndreqje sinjalizimesh për kyç matrice (falënderime për goaround, hollësi)
  • U ndreq një e metë te config.php ndërmjetësi, për të shmangur shtimin dy herë të protokollit te URL-ja e Matomo-s
  • Programthi i ndërmjetësit do të xhirojë proxy/config.local.php, para se proxy/config.php të caktojë një drejtori rrënjë WordPress individuale përmes $wpRootDir

1.0.26

  • Ndreqje ndjekjeje prurjeje përmes programthi ndërmjetësi (falënderime për nicobilliotte, hollësi)
  • Shtim mbështjellësi programthi piwik.php, për të siguruar që kodet e gjurmimit të ndërmjetësve vazhdojnë të funksionojnë, kur përdoret piwik.php
  • Ndreqje për mundësi të vjetruara blogu, kur aktivizohet rrjet (falënderime për ulkoalex, hollësi)
  • Ndreqje titulli të gabuar në statistika qyteti (falënderime për ulkoalex, hollësi)
  • Ndreqje gabimi “thirrje metode të papërcaktuar” te pjesa e përgjegjësit të rrjetit
  • Mos lejo të caktohet emër i zbrazët për në ekran për WP-Matomo
  • Riemërtim i lidhjes Piwik te widget-i i pultit si Matomo

1.0.25

  • Zëvendësim i jqplot dhe jquery.sparklines me Chart.js
  • Lejim të shfaqen statistika përmbledhëse për 60 dhe 90 ditët e fundit
  • Lejim që të përzgjidhet interval statistikash sipas postimit të zgjasë në 90
  • Heqje opsionale e atributit lloj për etiketë programthi të Matomo-s, shihni https://wordpress.org/support/topic/how-to-remove-unnecessary-type-attribute-for-javascript/.
  • Ndreqje/përditësim programthi ndërmjetësi (falënderime për nicobilliotte dhe Rasp8e, https://github.com/braekling/WP-Matomo/pull/91)
  • Bërje e shtojcës të funksionojë, nëse instalohet në një dosje vetjake (falënderime për utolosa002, https://github.com/braekling/WP-Matomo/pull/88)

1.0.24

  • Ndreqje “hotfix” për të shmangur jQuery.support.boxModel të nxjerrë nga përdorimi në jqPlot (https://github.com/jqPlot/jqPlot/issues/123)
  • Aktivizim kuadratesh meta për Lloje të veçantë Vetjakë Postimesh (falënderime për goaround, https://github.com/braekling/WP-Matomo/pull/83)

1.0.23

  • Trajtim kodesh gjurmimi që përmbajnë matomo.js/.php, në vend se piwik.js/.php
  • U ndreq vetia target=”_BLANK” (falënderime për tsteur)

1.0.22

  • Ndreqje të mete: Innocraft cloud URL *.matomo.cloud do të funksionojë
  • Mundësi për formësim të parametrit filter_limit (shihni rregullime eksperti)
  • U zëvendësua programth ndërmjetësi piwik.php me by programth ndërmjetësi matomo.php

1.0.21

  • Ndreqje të metash: U bë të punojë sërish mënyrë HTTP

1.0.20

  • Mbulim për URL të re reje Innocraft (*.matomo.cloud)
  • U ndryshua emri nga Piwik në Matomo
  • U shtuan pamjet Qytet, Lloj dhe Model
  • Ndreqje të metash: Shmangie sinjalizimesh për përfundime të zbrazëta

1.0.19

  • Security fix: Escape request var
  • Përditësime gjuhësh

1.0.18

  • Mbulim për WPML.org: Për gjuhë të ndryshme përdorni ID të ndryshme sajti
  • Widget-e eTregtije

1.0.17

  • U zgjidh një problem te kryet, që shkaktonte papërputhshmëri me shtojca të tjera, të tilla si ast SEO
  • Përditësim i lidhjeve për renë InnoCraft (InnoCraft është ekipi pas Matomo-s)
  • Ndreqje të mete: Shmang një faqe të dëmtuar, nëse Matomo është formësuar gabim dhe diagnostikimi nga WordPress-i është i aktivizuar

1.0.16

  • U shtua mbulim për InnoCraft Cloud (shërbimi i ri i krijuar nga ekipi pas Matomo-s). Piwik.pro mund të përdoret ende përmes mënyrës HTTP, formësimi do të përditësohet vetvetiu.
  • U shtua te shfletues sajti aftësi kërkimesh
  • U shtua mundësia e parangarkimit të DNS-s, shihni https://matomo.org/blog/2017/04/important-performance-optimizations-load-piwik-javascript-tracker-faster/
  • U shtua mundësia për caktim klasash lidhjesh dhe shkarkimesh (rregullime për të sprovuarit)
  • U shtua mundësia për të zgjedhur cilat lloje postimesh duhet të merren parasysh për njoftime
  • Ndreqje të mete: Hapja e statistikave Matomo në një sajt të dhënë rrjeti nuk shpie më te shfletuesi i vetë sajtit
  • Ndreqje të mete: Shmangie shënimesh të panevojshme
  • Ndreqje të mete: Shmangie e një sinjalizimi në programth ndërmjetësi
  • Ndreqje të mete: Kodi NoScript funksionon sërish
  • U zëvendësua wp_get_sites i nxjerrë nga përdorimi

1.0.15

  • Lejim modifikimi i ID-së së përdoruesit të gjurmuar duke përdorur filtrin “wp-piwik_tracking_user_id”
  • Ndreqje të mete: Fryti i kodit të shkurtër “post” nuk vendosej atje ku duhet, shihni https://wordpress.org/support/topic/post-shortcode-values-are-incorrectly-placed/
  • Ndreqje të mete: Përdorim i WP_PROXY_BYPASS_HOSTS, shihni https://wordpress.org/support/topic/bug-considering-wp_proxy_bypass_hosts-in-proxy-setups/
  • Ndreqje të mete: Programthi i ndërmjetësit nuk funksiononte me cURL, shihni https://github.com/braekling/WP-Matomo/issues/48
  • Ndreqje të mete: gjurmimi i prurjeve RSS nuk përdorte URL ndërmjetësi

1.0.14

  • Veprimi “wp-piwik_site_created” u zgjerua me një parametër ID sajti, kështu do të japë ID sajti Matomo të sajtit të krijuar
  • Ndreqje të mete: U ndreq një problem me krijim sajtesh Matomo
  • Ndreqje të mete: Lejo në rrjete ndryshim të një kodi gjurmimi të përcaktuar dorazi, shihni https://github.com/braekling/WP-Matomo/issues/46

1.0.13

  • Përditësime gjuhësh
  • Ndreqje gabimesh drejtshkrimi te Readme (falënderime për ujdhesa)
  • Xhironi kodin tuaj pas krijimit të sajtit, duke përdorur veprimin “wp-piwik_site_created”
  • U përmirësua ruajtja në fshehtinë e ID-ve për të shmangur interferenca, shihni https://github.com/braekling/WP-Matomo/issues/42

1.0.12

  • U hoqën njoftime dhe sinjalizime
  • Lejo modifikim kodesh gjurmimi duke përdorur filtrin “wp-piwik_tracking_code”
  • Rrjet: Mos shfaq në sajte individualë lidhje për te rregullimet përmbledhëse të shtojcës

1.0.11

  • Përmirësime sigurie
  • U hoq disa sinjalizime pjesëtimi me zero
  • Mundësi për çaktivizim të verifikimit SSL të strehës (si shtesë e verifikimit të komunikuesit)
  • Widget-i Përmbledhje: Mos e shfaq rreshtin e vizitorëve unikë, nëse vlera është e papërdorshme
  • Ndreqje të mete: Kodi i shkurtër për postimet është ndrequr dhe do të funksionojë sërish

1.0.10

  • Ndreqje sigurie

1.0.9

  • Përditësime gjuhësh
  • Ndreqje të mete: Zëvendësim i get_currentuserinfo() të nxjerrë nga përdorimi. Falënderime për infinity, shihni https://github.com/braekling/WP-Matomo/pull/21
  • Ndreqje të mete: Widget-i përmbledhje do të shfaqë vlerat e duhura edhe po të jetë përzgjedhur si periudhë > 1 ditë, shihni https://wordpress.org/support/topic/weird-numbers-im-wp-piwik

1.0.8

  • Veçori: Shfaq “statistika për postim” dhe “kuti meta ndryshoresh vetjake” edhe nën përpunim faqeje postimi vetjak
  • Ndreqje të mete: U ndreq ndjekja e përdoruesve (ndryshimet e ndjekjes së përdoruesve u kaluan nga modifikime të përgjithshme te modifikime runtime)
  • Ndreqje të mete: U ndreq gabim emërhapësire. Falënderime për thelfensdrfer, shihni https://github.com/braekling/WP-Matomo/pull/18
  • Ndreqje të mete: Sinjalizim gjatë ndryshimit të emrit të blogut, shihni https://wordpress.org/support/topic/wp-piwik-triggers-warning-when-changing-blog-name

1.0.7

  • Veçori: Ndjekje ID-sh përdoruesish. Falënderime për Danw33, shihni https://github.com/braekling/WP-Matomo/pull/16
  • Veçori: U shtua parametri ID sajti te kod i shkurtër për opt-out. Falënderime për christianhennen, shihni https://github.com/braekling/WP-Matomo/pull/17
  • Veçori: Lejo një kartelë vendore formësimesh të ketë ndikimin mbi programthin e ndërmjetësit, shihni https://wordpress.org/support/topic/proxy-config-require-wp-loadphp-path
  • Ndreqje të mete: S’bëhet vetëfutje për etiketa programthi, nëse kodi i gjurmimit përcaktohet dorazi.

1.0.6

  • Përditësime gjuhësh
  • Ndreqje kodimesh & gettext
  • Mesazhe më të mirë gabimesh. Falënderime për mcguffin, shihni https://github.com/braekling/WP-Matomo/pull/14

1.0.5

  • Përditësime për disa gjuhë.
  • Ndreqje e rëndësishme sigurie: cenueshmëri XSS

1.0.4

  • Përditësime për disa gjuhë.
  • Veçori: Ofro mundësinë setDownloadExtensions (shihni rregullimet për ekspertë).
  • Veçori: Shih mundësinë e përdorimit në programth ndërmjetësi të metodës së lidhjes HTTP të formësuar.
  • Widget: U shtua vend vizitori.
  • Ndreqje të mete: Shënimet në postime të vëna në plan do të funksionojnë.
  • Ndreqje të mete: Butoni i dhurimeve do të funksionojë sërish.

1.0.3

  • Përditësime për disa gjuhë.
  • Kalim në JSON renderer (përgatitje përputhshmërie me Matomo 3-shin)
  • Zgjidhje e përkohshme: API PHP do të punojë me Matomo 2.14+, shihni https://github.com/piwik/piwik/issues/8311 për më tepër hollësi.
  • Veçori: mbulim për kohëmatës HeartBeat
  • Veçori: U zgjeruan fushat për dhënie token-i & URL-je/shtegu
  • Ndreqje të mete: Ndreqje përsëdytjeje sajti.
  • Ndreqje të mete: Shmang njoftim gjatë përgjigjesh përmbledhjeje të zbrazët.
  • Ndreqje të mete: Silli përgjigjet për gabime kërkese.
  • Ndreqje të mete: U ndreq URL opt-out.
  • Ndreqje të mete: Aftësi: filtri “Mos e ndiq” dhe kufiri për “shfaq statistika” do të funksionojnë sërish në instalim shumësajtësh, siç pritet.

1.0.2

  • Përditësime për disa gjuhë.
  • Veçori: Çaktivizo njoftime përditësimesh (rregullime ekspertësh).
  • Veçori: Zgjidhni cURL ose fopen, nëse janë të passhëm që të dy (rregullime ekspertësh).
  • Veçori: Zgjidhni POST ose GET (rregullime ekspertësh).
  • Widget: u shtuan hollësi sistemi.
  • Widget: u riaktivizua widget SEO.
  • Përditësim: U zëvendësuan thirrje te API Matomo të nxjerra jashtë përdorimit.
  • Ndreqje të mete: U ndreq lidhje te rregullimet (panel, mënyra rrjet).
  • Ndreqje të mete: Kodo tituj blogjesh në mënyrën PHP.
  • Ndreqje të mete: Grafikët rrethorë nuk do të shfaqen në legjenda të gjata, nëse ka më shumë 10 për t’u shfaqur.

1.0.1

  • Disa përditësime gjuhësh, mes të tjerash portugalishtja (Brazil) e përfunduar. Shihni https://www.transifex.com/organization/piwik/dashboard/wp-piwik për të tepër hollësi.
  • Ndreqje të mete: Nëse WP-Matomo s’është formësuar si duhet, ose lidhja me Matomo-n s’vendosej dot, grafiku i panelit s’do të shkaktojë më një gabim JavaScript.

1.0.0

  • Veçori: Zgjeroji vlerat e “tjera” nën klikime
  • Ndreqje të mete: Shmang njoftime mbi shteg të pavlefshëm kartele (PHP API)
  • Ndreqje të mete: Kutizat për caktim jetëgjatësie cookie-sh, në disa raste, shfaqen ose fshihen gabimisht
  • Rrjet (shumësajtësh): U përditësua shtojca që të përdorë wp_get_sites, nëse është e mundur
  • Test script: Settings dump added

0.10.1.0

  • Ndreqje të mete: U ndreq problem kujtese & mbarimi kohe në instalime shumësajtësh

0.10.0.9

  • Shto funksion pastrimi fshehtine.
  • Shto funksion pastrimi rregullimesh (rikthim te parazgjedhjet).

0.10.0.8

  • Ndreqje të mete: U ndreq lidhje për te shfletuesi i sajtit (faqja e rregullimeve, asistenca)
  • Ndreqje të mete: Përdori rregullimet e reja fill pas ruajtjes (ringarkimi s’është më i nevojshëm)
  • U optimizua përdorimi i fshehtinës
  • Përditësim gjuhësh (gjermanishte, frëngjishte)

0.10.0.7

  • Ndreqje të mete: Ndreqje output-i kodi të shkurtër për opt-out
  • Ndreqje të mete: Kodi i shkurtër për opt-out do të funksionojë edhe nën mënyrat “pro” dhe “php”
  • Ndreqje të mete: U ndreq lidhje për te programthi i testimit (faqja e rregullimeve, asistenca)
  • Ndreqje të mete: U hoqën gabime dhe njoftime programthi testimit
  • Ndreqje të mete: Siguro që ID-ja e rishikimit është depozituar dhe shmang ri-instalimin e shtojcës sërish e sërish
  • Ndreqje të mete: http/pro – pas formësimit, faqja e rregullimeve duhej të ringarkohej një herë që të fillonte të funksiononte
  • Ndreqje gabimesh drejtshkrimi

0.10.0.6

  • Ndreqje të mete: E metë depozitimi mundësie nëse WP-Matomo përdoret si shtojcë e një sajti të vetëm në rrjet blogjesh
  • Ndreqje të mete: WP-Matomo do të funksionojë, sërish, pa hyrje superpërdoruesi në Matomo
  • Ndreqje të mete: Zgjedhja e sajtit pa vetë-formësim funksionon sërish

0.10.0.5

  • Ndreqje të mete: Në disa raste mesazhi i përditësimit nuk zhdukej -> u ndreq
  • Ndryshim i rëndësishëm: Nëse doni ta përmirësoni nga 0.8.x në 0.10.x, ju lutemi, instaloni fillimisht 0.9.9.18: https://downloads.wordpress.org/plugin/wp-piwik.0.9.9.18.zip

0.10.0.4

  • Ndreqje të mete: U ndreq lidhje te rregullimet në njoftime përgjegjësi
  • Ndreqje të mete: Përfundimi i kodit të shkurtër do të shfaqet atje ku pritet
  • Ndreqje të mete: do të mbahen rregullimet e 0.9.9.18-s (nëse WP-Matomo s’qe riformësuar pas përditësimit me 0.10.0.3, ende)
  • Veçori: Nëse Matomo përgjigjet me gabim, në vend se të një kodi ndjekjeje, ky gabim do të jetë i dukshëm

0.10.0.3

  • Beta publike e WP-Matomo 1.0
  • Kod i ribërë plotësisht
  • Veçori: Kufizo jetëgjatësi cookie-sh referuese
  • Veçori: Aktivizo gjurmim lënde

0.9.9.18

  • Përmirësim: Përkufizim zgjerimesh shtesë kartelash për ndjekje të shkarkimeve
  • Përmirësim: U shtua një kartelë POT për të ndihmuar përkthyesit (Shënim: 1.0 do të ndryshojë mjaft, ndaj ju lutemi, mos harxhoni shumë kohë me përkthimin e versionit të tanishëm, p.sh., duke krijuar një përkthim të ri fringo. Me 1.0 do të ofrojmë edhe një platformë përkthimi, si bazë për punën tuaj.)
  • Përmirësim: Në qoftë e nevojshme, tani mund ta detyroni Matomo-n të përdorë HTTP ose HTTPS (p.sh., për të shmangur ridrejtime nga http në https)
  • U shmang një përplasje emrash me Temën Woo

0.9.9.17

  • Përmirësim: U përditësua programthi Matomo për ndërmjetës dhe u shtua mbulim i cURL-së, nëse s’ka url_fopen
  • Ndreqje të mete: E metë rregullimi, shihni https://wordpress.org/support/topic/piwik-urlpath-not-saved
  • Ndreqje të mete: Njoftim URL-je CDN, shihni https://wordpress.org/support/topic/tracking-cdn-blank-gives-php-notice-which-breaks-the-trackback-js-code
  • Ndreqje të mete: I ndreq njoftim ngjeshjesh zlib, shihni https://wordpress.org/support/topic/v09914-is-bad
  • Ndreqje të mete: Etiketa e programthit të ndërmjetësit shpie te kutiza e programit të ndërmjetësit
  • U ndreq një gabim drejtshkrimi në kartelën e gjuhës gjermane

0.9.9.16

  • Ndreqje të mete: API PHP shkakton problem output-i tekst të thjeshtë (shihni 0.9.9.11)
  • Ndreqje të mete: Përkthim i output-it të kodit të shkurtër

0.9.9.15

  • Ndreqje të mete: Edhe një tjetër gabim commit
  • Ndreqje të metash: Shtim problemi lidhur me widget-in përmbledhje
  • Ndreqje të mete: Ndreq kllapash që mungonin te ob_start
  • Hotfix: Shton /0.9.9.15 te js/index.php që të detyrohet ringarkim
  • Ndreqje të mete: U zëvendësua lidhje e dëmtuar asistence
  • U shtua një lidhje për dhurime në bitkoin

0.9.9.14

  • Ndreqje të mete: Gabime commit në 0.9.9.13

0.9.9.13

  • Përmirësim: Aktivizo/ngarko përbërës përgjegjësi vetëm nëse ngarkohet faktikisht një faqe përgjegjësi. Faleminderit Michael!
  • Ndreqje të mete: Ndjekja e ndërmjetësve do të funksionojë sërish. Këshillohet Matomo 2.7 ose më sipër.
  • Ndreqje të mete: Shmang një njoftim PHP te pulti
  • SHËNIM: Nëse përditësoni Matomo-n dhe përdorni veçorinë “shtoni kod ndjekjeje”, ju lutemi, përditësoni gjithashtu kodin tuaj WP-Matomo të ndjekjes: Thjesht hapni rregullimet e kodit WP-Matomo të ndjekjes dhe ruajini ato sërish.

0.9.9.12

  • Ndreqje të mete: Shmgan rihyrje të detyruar pas ndryshimi sajti (rrjet WP)
  • Ndreqje të mete: Shmang njoftime të shumta gjatë përditësimesh postimi
  • Ndreqje të mete: Përdor mergeSubdomains në vend se mergeAliasURLs
  • Veçori: U shtua mergeAliasURLs si veçori shtesë

0.9.9.11

  • Ndreqje të mete: API PHP shkakton problem output-i tekst të thjeshtë, shihni https://wordpress.org/support/topic/bug-cant-access-to-tabs-in-setting-after-configuration
  • Ndreqje të mete: API PHP shkakton problem hyrjesh në WordPress shumësajtësh, shihni https://wordpress.org/support/topic/causes-multisite-superadmin-subsite-login-problem
  • Ndreqje të mete: U hoq sinjalizim PHP kur njoftimet janë të aktivizuara dhe njoftimet do të funksionojnë sërish, shihni https://wordpress.org/support/topic/warning-message-everywhere-in-the-backend-call_user_func_array-expects
  • Veçori: Ndryshimet “Ndiqi vizitorët nëpër krejt nënpërkatësitë” në programth tani bëhen nga Matomo, shihni https://wordpress.org/support/topic/track-across-subdomains-wp-on-subdomain?replies=2
  • Përditësim: Përditësim për API-n e Flattr-it

0.9.9.10

  • Ndreqje të mete: Problem hyrjeje për instalim shumësajtësh, shihni https://wordpress.org/support/topic/0999-multisite-frontend-not-logged-in
  • Ndreqje të mete: përputhshmëri me wpMandrill, shihni https://wordpress.org/support/topic/version-0999-conflicts-with-wpmandrill
  • Feature: Show page views (actions) in “visitors last 30”

0.9.9.9

  • Përditësim: API PHP do të përdorë emërhapësira (përputhshmëri me Matomo 2.x)
  • Përditësim: URL-ja e Matomo-s s’është më e nevojshme për përdorimin e API-t PHP.
  • Veçori: Kufizo jetëgjatësi cookie-sh
  • Veçori: Ndiqi vizitorët nëpër krejt nënpërkatësitë
  • Veçori: Çaktivizo kuti ndryshoresh vetjake, në u dashtë
  • Veçori: Zgjidhni nëse doni të shtohet kodi i gjurmimit te kryet e sajtit apo te fundi i tij
  • Veçori: Kod i ri i shkurtër (post)
  • Veçori: Shtim i data-cfasync=false te etiketë programthi, nëse është e nevojshme.
  • Veçori: Shtim shënimes për postime të reja, shihni http://linuxundich.de/webhosting/beim-veroeffentlichen-von-wordpress-posts-eine-anmerkung-in-piwik-setzen/
  • Ndreqje të mete: Mos ngarko shtojcë grafikësh linearë, nëse paneli nuk shfaqet
  • Ndreqje të mete: API PHP do të funksionojë sërish (u hoq urlencoding)
  • U përditësuan jqPlot dhe jquery.sparkline
  • Ribërje e pjesshme e kodit

0.9.9.8

  • Veçori: Statistika për postim (shfaqur te faqja e përpunimit të postimit)
  • Veçori: Ndiq parje RSS-sh duke përdoru një piksel matjesh

0.9.9.7

  • Ndreqje të mete: Mesazhet e gabimeve nuk do të ruhen më në fshehtinë
  • Ndreqje të mete: Ndryshoret vetjake tani do të shtohen siç duhet
  • Ndreqje të mete: U shtua pjerrake që mungonte nën mënyrën ndërmjetës
  • Veçori: Nid përdorues në faqe përgjegjësish

0.9.9.6

  • Ndreqje të mete: Programthi për ndërmjetës do të funksionojë sërish.
  • Mundësi: Aktivizoni/çaktivizoni ruajtjen në fshehtinë për një javë
  • Ngarkoje kartelën e formësimit duke përdorur shteg të plotë, që të shmangen efekte anësore

0.9.9.5

  • U ndreq gabim fatal te faqja e rregullimeve të statistikave

0.9.9.4

  • Përdor API-n (ruajtje në fshehtinë për një javë)
  • Mundësi: Gjurmojini vizitorët pa JavaScript, shihni http://piwik.org/faq/how-to/#faq_176

0.9.9.3

  • Përditësim i programthit për grafikë vijëzorë (përputhshmëri me IE 10)
  • Ndreqje gabime sintakse

0.9.9.2

  • Ndreqje të mete lidhur me ndryshime kodi gjurmimi nën mënyrën ndërmjetës, shihni https://wordpress.org/support/topic/problem-with-https-in-proxy-mode
  • Veçori: Ndryshim i tekstit “WP-Matomo” në elementë menush dhe pult
  • Pastrim kodi (hapi i parë i “ri”)
  • Diagnostikim: U shtua regjistrues
  • Shmangi pjerraket dyshe (//) në kod gjurmimi

0.9.9.1

  • Mbulim i CDN-së: http dhe https veçmas, shihni https://wordpress.org/support/topic/request-cdn-support-1
  • Kodi u bë opsional. Kaloje kodin te pjesa e poshtme e sajtit.

0.9.9.0

  • Ndreqje përputhshmërie me Matomo 1.11 (Matomo 1.11 i domosdoshëm tani e tutje!)
  • Duke u varur nga Matomo 1.11, WP-Matomo tani do të përdorë gjurmim asinkron
  • U shtua mbulim për CDN-në, shihni https://wordpress.org/support/topic/request-cdn-support-1

0.9.8.1

  • Sinjalizim në rast heqje të dhënash të zbrazëta (tabela përmbledhje)
  • U hoq një ngecje e mundshme
  • Ndreqje të mete: Zbato rregullime kodi ndjekjeje kurdo që kodi i ndjekjeve përditësohet
  • Ndreqje të mete te pjesa e rikthimit te parazgjedhjet/çinstalimit, lidhur me mënyrën rrjet

0.9.8

  • Ndreqje përputhshmërie me WordPress 3.5: https://wordpress.org/support/topic/v35-errors-fix?replies=5 (Falënderime për Christian Foellmann!)
  • Analiza të Thelluara Përfundimesh Kërkimi, shihni http://piwik.org/docs/javascript-tracking/#toc-tracking-internal-search-keywords-categories-and-no-result-search-keywords
  • U shtuan statistika kërkimesh në sajt
  • Përdor js/index.php: Zëvendëson piwik.js dhe piwik.php me js/ (në vend se vetëm piwik.js)
  • U shtua rregullim për Lidhjes i mbaroi koha
  • U shtua mundësia për rikthim të plotë te parazgjedhjet
  • U shtua programth çinstalimi
  • Stats metaboxes: Date formatted
  • Përdor rregullime ndërmjetësi të përkufizuara në wp-config.php
  • U shtua programth ndërmjetësi Matomo.php (shihni http://piwik.org/faq/how-to/#faq_132)
  • Ndreqje të mete: Pas përmirësimi, Matomo depoziton sërish vetvetiu cookie (https://wordpress.org/support/topic/after-upgrade-piwik-automatically-places-cookies-again)

0.9.7

  • U shtuan kode të shkurtër
  • WP-Matomo do t’i riemërtojë sajtet në Matomo, nëse emri i sajtit ndryshon në te WordPress-i
  • Ndreqje të mete: Ndryshimet në kod ndjekjeje do të duhej të qëndronin aktive pas përditësimesh të WP-Matomo-s

0.9.6.3

  • Ndreqje përputhshmërie me Matomo 1.9+ (Lyp Matomo 1.9!)
  • U shtuan hollësi versioni shfletuesi

0.9.6.2

0.9.6.1

  • Ndreqje grafikësh paneli

0.9.6

  • Mundësi: Çaktivizim i verifikimit SSL të komunikuesit (API REST)
  • Mundësi: Përdor agjent përdorues të vetin
  • Programthi i testimit shfaq të dhëna shtesë (p.sh. krye përgjigjesh)
  • Përdorim si duhet i konceptit metabox WordPress-i
  • Ndreqje të mete: Programthi për grafik vijëzor ngarkohet vetëm nëse kërkohet
  • Sajti i statistikave mbulon deri në 3 shtylla
  • Statistika përgjegjësi rrjeti: Zgjidhni sajt duke përdorur një tabelë (në vend se të një kutie përzgjedhjesh).
  • Veçori: Ndryshore vetjake, duke përdorur kuti vetjake meta postimesh.
  • Disa ndreqje të vockla të metash

0.9.5

  • E përputhshme me WordPress 3.4 (rrugëzgjidhje)

0.9.4

  • Lyp të paktën Matomo 1.8.2!
  • Zgjidhni API HTTP ose API PHP
  • Shfaqje grafikësh te Paneli WordPress
  • Shtim mundësie për çaktivizim cookie-sh – Falënderime për Mathias T.!
  • Ndreqje të mete Përditësimesh: Përmirësimi nga WP-Matomo 0.8.7 ose më i hershëm do të funksionojë sërish
  • Disa ndreqje të vockla të metash

0.9.3

  • Ndreqje të mete: Shtimi i një sajti të ri do të funksionojë sërish.

0.9.2

  • Përdor $wpdb->blogs në vend se $wpdb->prefix.’blogs’, për ta mbajtur të përputhshme me lloje të ndryshme shtojcash bazash të dhënash
  • Ndreqje të mete: Widget-i SEO i pultit do të funksionojë, edhe po të jetë përzgjedhur “30 të fundit”
  • Ndreqje të mete: Blogje të krijuar rishtas nuk do të shfaqin më “Ju lutemi, përcaktoni një vlerë për ‘idSite’.”.
  • Ndreqje të mete: Sajte të rinj rrjeti, pa titull, do të krijohen
  • Ndreqje të mete: Përmirësimi që nga versione të vjetër do të funksionojë sërish
  • Rregullime të sistemuara në skeda
  • U shtuan mjete diagnostikimi (testscript, përmbledhje formësimi sajti dhe rikthim i WP-Matomo-s te parazgjedhjet)
  • Prurje RSS forumi asistence
  • Përditësime gjuhësh
  • Përdor, në daç, set_time_limit(0) në kohë mbarimi për faqe statistikash

0.9.1

  • Ndreqje të mete: Përdorimi si “Shtojcë Për Sajt të Caktuar” bëri lëmsh disa rregullime sajtesh (nën mënyrën rrjet)
  • Hotfix: Shmange mesazhin “Sajt/blog i panjohur” pa dhënë më parë një mundësi për të zgjedhur një sajt ekzistues. Faleminderit, Taimon!

0.9.0

  • Vetëformësim
  • Për aktivizimin e mënyrës WPMU s’ka më nevojë për ndryshim kodi (Ende eksperimentale. Ju lutemi, para se të provoni 0.9.0 krijoni një kopjeruajtje!)
  • Krejt veçoritë të gatshme edhe për WPMU
  • Ndreqje të mete: U hoqën thirrje të panevojshme te API të kryera me çdo kërkesë sajti – Faleminderit, Martin B.!
  • Ndreqje të mete: S’ka statistika te pulti (ndonjëherë ky problem ndodhte ende, tani do të jetë ndrequr)
  • Pastrim kodi (ende i papërfunduar)
  • Ndreqje të vockla të UI-t
  • Përmirësime të vockla gjuhe/gettext
  • Përmirësime sigurie
  • Shfaq statistika rreth renditjesh SEO (shumë e ngadaltë, përdorimi i fshehtinës do të shtohet me 0.9.1)
  • Widget pulti WordPress-i për renditje SEO (shumë i ngadaltë, përdorimi i fshehtinës do të shtohet me 0.9.1)
  • Mundësi e re: përdor js/index.php
  • Mundësi i re: shmang mod_security
  • Shumësajtësh: Listën e blogjeve rendite sipas abc-së (sajti statistika Përgjegjësi Rrjeti)
  • Rregullime: Rendite listën e sajteve sipas abc-së (listë sajtesh e shfaqur nëse formësimi i renditjes është i çaktivizuar)

0.8.10

0.8.9

  • E përputhshme me WP 3.2, mbulim kutish meta

0.8.8

  • Ndreqje të mete: Do të funksionojë edhe me with index.php në shteg Matomo-je
  • Ndreqje të mete: Widget-i last30 i pultit – shfaq nivel të saktë kthimesh

0.8.7

  • Kartela të reja gjuhësore (azerbajxhanase, greqishteje, rusishteje)
  • U ndreq parashtesë hardcoded baze të dhënash (WPMU-Matomo)
  • Ndreqje të metash të vockla: shmangie e disa sinjalizimeve PHP

0.8.6

  • U shtua te pulti i WordPress-it një grafik opsional vizitorësh
  • U ndreq e metë WPMU/multisite
  • Ndreqje të metash jo dhe aq të rëndësishme

0.8.5

  • Përzgjidhni datë parazgjedhje (sot ose dje) të shfaqur në faqe statistikash
  • Ndreqje të mete: Lidhjet e shkurtoreve të tastierës shfaqen sërish
  • U përditësua kartela gjuhësore e gjermanishtes
  • Ndreqje të vockla optike (gjatësi teksti)

0.8.4

  • Statistika të reja te kutia përmbledhje
  • Ndreqje përputhshmërie me WP 3.x (sinjalizime aftësie dhe funksionesh të nxjerrë nga përdorimi)
  • Disa ndreqje të vockla të metash
  • Përdorim i ri i formësimeve
  • Pastrim kodi (ende i papërfunduar)

0.8.3

  • Ndreqje përputhshmërie me Matomo 1.1+

0.8.2

0.8.1

  • Përdor load_plugin_textdomain në vend se load_textdomain
  • U ndreqn lidhje js/css, nëse përdoren lidhje simbolike
  • U ndryshua mbulimi eksperimental për WPMU në mbulim eksperimental WP shumësajtësh
  • Provo curl() përpara fopen() për të shmangur një të metë te OpenSSL
  • U shtua kartelë e gjuhës norvegjeze nga Gormer
  • Mos u merakosni – së shpejti do të pasojnë veçori të reja 😉

0.8.0

  • Përdorim i jqPlot-it në vende se të API-t Google Chart
  • Pakëz kozmetikë
  • Disa ndreqje të vockla të metash

0.7.1

  • Ndiqi faqet 404 në një kategori më vete
  • Merrni ca hollësi faqeje (dhe artikulli)
  • Përditësime gjuhësh

0.7.0

  • Ndreqje të mete: U ndreq llogaritje përqindjesh
  • Ndreqje të mete: Grafik vizitorësh: Pa mbivendosje etiketash nëse < 50 vizitorë/ditë
  • Grafik vizitorësh: U shtua një rresht i kuq mesatareje vizitorësh unikë
  • Tabelë vizitorësh: U shtua një rresht statistika GJITHSEJ
  • Grafikë qarkorë: Shfaq 9 kryesuesit + “të tjerë”, interval i ri ngjyrash
  • Mundësi: Shfaq shkurtore Matomo-je te kutia përmbledhje
  • Disa optimizime punimi

0.6.4

  • U hoq output i panevojshëm diagnostikimi
  • U përditësua kartela gjuhësore e gjermanishtes
  • Widget pulti WordPress: u shtua parjet e 30 ditëve

0.6.3

  • Klikoni mbi rreshtin e ditës së statistikave të një vizitori që të ngarkoni hollësitë për të
  • Shtim përmbledhjeje statistikash te pulti juaj i WordPress-it

0.6.0

  • U shtua mbulim eksperimental i WPMU-së
  • Kalim në çaktivizim të API-t Google Chart
  • U shtua kartelë e gjuhës shqipe [sq]
  • U shtua kartelë e gjuhës bjelloruse [be_BY]

0.5.0

  • Shfaq statistika për role të dhënë përdoruesish
  • Disa ndreqje HTML-je (te faqja e rregullimeve)

0.4.0

  • U shtua filtër gjurmimesh
  • Statistika qartësie
  • Statisktika Sistemesh Operative
  • Statistika shtojce

0.3.2

  • Nëse allow_url_fopen është e çaktivizuar në php.ini, WP-Matomo provon të përdorë CURL, në vend se file_get_contents

0.3.1

  • E përputhshme me WordPress 2.8
  • Ndreqje të mete: Sinjalizime në sajt shtojcash WP 2.8
  • U rihartua pulti
  • Optimizim i pjesshëm i kodit

0.3.0

  • U widget-izua pulti i WP-Matomo-s
  • Kuti statistikash që mund të renditen dhe mbyllen
  • U shtua kartela e gjuhës gjermane
  • Statistika shfletuesi dhe vizitorë të kthyer

0.2.0

  • Versioni i parë publik