Jump to content

Bagdad Cafe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bagdad Cafe
Regjia ngaPercy Adlon
Shkruar ngaEleonore Adlon
Percy Adlon
ProdhuesiEleonore Adlon
Percy Adlon
LuajnëMarianne Sägebrecht
CCH Pounder
Jack Palance
KinematografiaBernd Heinl
MontazhiNorbert Herzner
MuzikaBob Telson
Shpërndarë ngaIsland Records
Data e publikimit
12 nëntor 1987 (Evropë)
22 prill 1988 (Shtetet e Bashkuara)
Kohëzgjatja
108 minuta (Gjermani)
95 minuta (Shtetet e Bashkuara)
ShtetetGjermania Perëndimore
Shtetet e Bashkuara
GjuhëtAnglisht
Gjermanisht

Bagdad Cafe ose Out of Rosenheim në gjermanisht, është film gjerman i vitit 1987 me regji të Percy Adlon. Filmi u xhirua në Bagdad, California, një qytezë e braktisur në Shkretëtirën Mojave. Bazuar lirshëm në romanin e Carson McCullers Ballad of the Sad Café (1951), filmi përqendrohet në dy gra të cilat kohët e fundit janë ndarë nga burrat e tyre dhe miqësinë e lulëzuar që pason.

Turistët gjermanë Jasmin Münchgstettner (Sägebrecht) nga Rosenheim dhe burri i saj luftojnë ndërsa vozisin nëpër shkretëtirë. Ajo del nga makina dhe vazhdon rrugën e saj për ndalesën e kamionëve1, i cili drejtohet nga Brenda (Pounder), burri i vetë të cilit, pas një argumenti, së shpejti largohet gjithashtu. Jasmin merr një dhomë në motelin ngjitur. Fillimisht e dyshimtë për të huajin, Brenda përfundimisht miqësohet me Jasmin dhe e lejon asaj të punojë në kafene.

Kafeja vizitohet nga një shumëllojshmëri e karaktereve shumëngjyrëshe, duke përfshirë një piktor të çuditshëm të ish-Hollivudit (Palance) dhe një artist tërheqës tatuazhesh (Kaufmann). Djali i Brenda interpreton J. S. Bach në piano. Me një aftësi për tu empatizuar në heshtje me të gjithë që takohet në kafene, i ndihmuar nga një pasion për pastrimin dhe kryerjen e mashtrimeve magjike, Jasmin gradualisht transformon kafenenë dhe të gjithë njerëzit në të.

1 truck stop (ndalesë kamioni) është një zonë pranë një rruge të rëndësishme me një restorant, karburant dhe shërbime riparimi, ku klientët kryesorë janë drejtuesit e kamionëve që duan të hanë dhe pinë me çmim të lirë.