Përpunues Klasik

Përshkrim

Përpunuesi Klasik është një shtojcë zyrtare e mirëmbajtur nga ekipi WordPress që rikthen përpunuesin e dikurshëm (“klasik”) WordPress dhe skenën “Përpunoni Postim”. Bën të mundur të përdoren shtojca që e zgjerojnë funksionimin e kësaj skene, shton kuadrate meta në stil të dikurshëm, ose që ndryshe varen nga përpunuesi i dikurshëm.

Përpunuesi Klasik është një shtojcë zyrtare WordPress, dhe do të bulohet dhe mirëmbahet plotësisht të paktën deri më 2024, ose aq gjatë sa të jetë e nevojshme.

Me një shikim të shpejtë, kjo shtojcë shton veçoritë vijuese:

  • Përgjegjësit mund të përzgjedhin përpunuesin parazgjedhje për krejt përdoruesit.
  • Përgjegjësi mund të lejojnë përdoruesit të ndryshojnë përpunuesin e tyre parazgjedhje.
  • Kur lejohet, përdoruesit mund të zgjedhin cilin përpunues të përdorin për çdo postim.
  • Çdo postim hapet në përpunuesin e fundit të përdorur, pavarësisht se cili e përpunoi i fundit. Kjo është e rëndësishme për të ruajtur funksionim të qëndrueshëm kur përpunohet lëndë.

Për më tepër, shtojca Përpunuesi Klasik përfshin disa filtra që u lejojnë shtojcave të tjera të kontrollojnë rregullimet, dhe përpunuesin e zgjedhur për postim dhe për lloj postimesh.

Si parazgjedhje, kjo shtojcë fsheh krejt funksionet që mund të kihen me përpunuesin e ri me blloqe (“Gutenberg”).

Foto ekrani

  • Rregullime përgjegjësi te skena Rregullime-> Shkrim.
  • Rregullime përdoruesi te skena Profil. E dukshme kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
  • “Lidhje veprimesh” për të zgjedhur përpunues alternativ. E dukshme kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
  • Lidhje për të kaluar nën përpunuesin me blloqe teksa përpunohet një postim te përpunuesi klasik . E dukshme kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
  • Lidhje për të kaluar nën përpunuesin klasik teksa përpunohet një postim te përpunuesi me blloqe. E dukshme kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.
  • Rregullime rrjeti për të përzgjedhur përpunuesin parazgjedhje për rrjetin dhe për t’u lejuar përgjegjësve të sajteve ta ndryshojnë atë.
  • Lidhja “Kaloni nën përpunuesin klasik”.

PBR

Rregullime parazgjedhje

Kur aktivizohet dhe përdoret me një temë klasike (jo me blloqe), kjo shtojcë do të rikthejë përpunuesin e dikurshëm (“klasik”) WordPress dhe do të fshehë përpunuesin e ri me blloqe (“Gutenberg”).
Këto rregullime mund të ndryshohen te skena Rregullime => Shkrim.

Rregullime parazgjedhje për instalim nga rrjeti

Ka dy mundësi:

  • Kur është e aktivizuar për krejt rrjetin dhe përdoret një temë klasike (jo me blloqe), kjo shtojcë do të caktojë si parazgjedhje përpunuesin klasik dhe do t’i pengojë përgjegjësit dhe përdoruesit e sajteve të ndryshojnë përpunues.
    Rregullimet mund të ndryshohen dhe përpunuesi parazgjedhje për krejt rrjetin mund të përzgjidhet që nga skena Rregullime Rrjeti.
  • Kur s’është e aktivizuar për krejt rrjetin, çdo përgjegjës sajti do të jetë në gjendje ta aktivizojë shtojcën dhe të zgjedhë mundësi për përdoruesit e vet.

Gjendet te menuja kryesore e përpunuesit me blloqe, shihni këtë foto ekrani.

A funksionon kjo me përpunimin e plotë të sajtit dhe temat me blloqe?

Jo, ngaqë temat me blloqe bazohen në blloqe. Për më tepër hollësi, shihni artikullin për tema me blloqe.

Shqyrtime

13 Korrik, 2024
Very useful plugin for any new wordpress user. Like me
22 Qershor, 2024
Simple understandable and really better than blocks at this time, maybe in the future I move to blocks but currently I’m using classic mode.
Lexojini krejt 1 179 shqyrtimet

Kontribues & Zhvillues

“Përpunues Klasik” është software me burim të hapur. Në këtë shtojcë kanë dhënë ndihmesë personat vijues.

Kontribues

“Përpunues Klasik” është përkthyer në 72 gjuhë. Faleminderit përkthyesve për ndihmesën e tyre.

Përkthejeni “Përpunues Klasik” në gjuhën tuaj.

Ju intereson zhvillimi?

Shfletoni kodin, shkarkoni depon SVN, ose pajtohuni përmes RSS-je te regjistri i zhvillimeve.

Regjistër ndryshimesh

1.6.4

  • Added support for administrators to choose the default editor for other users.

1.6.3

  • U shtuan disa ndreqje WPCS, falënderime NicktheGeek në GitHub.
  • U përditësua “Testuar deri me” te readme dhe u hoq nga classic-editor.php. Kjo duhet të ndreqë gabime të rreme në shtojca sigurie në të ardhmen.

1.6.2

  • U ndreq një e metë që pengonte ruajtjen e përpunuesit të përdorur së fundi.

1.6.1

  • U ndreq një sinjalizim te skenë widget-esh bazuar te përpunuesi me blloqe.
  • U ndreq përdorimi i një filtri të nxjerrë nga përdorimi.

1.6

  • Përditësuar për WordPress 5.5.
  • U ndreqën çështje të vockla me thirrje funksionesh të nxjerrë nga qarkullimi, që regjistronin hook çinstalimi pa qenë nevoja, dhe shkronja të mëdha për disa vargje.

1.5

  • U përditësua për WordPress 5.2 dhe Gutenberg 5.3.
  • U thellua dhe u ndreq logjika e “hap postime te përpunuesi i fundit i përdorur për t’i përpunuar”.
  • U ndreq shtim gjendjeje postimi që të mund të përdoret lehtësisht nga shtojca të tjera.

1.4

  • U hoq kufizimi për vetëm veprimtari rrjeti te instalime rrjeti.
  • U shtua mbulim për përgjegjës rrjeti të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje për tërë rrjetin.
  • U ndreq lidhja e rregullimeve te sinjalizimi në skenën Rreth të rrjetit.
  • U shtua si duhet te menuja përpunues me blloqe zë menuje “Kalo te përpunues klasik”.

1.3

  • U ndreq heqja e widget-it të pultit “Provoni Gutenberg-un”.
  • U ndreq kusht për shfaqje njoftimi pas përmirësimi, te skena “Ç’ka të Re”. E shfaqur kur përpunuesi klasik është i përzgjedhur dhe përdoruesit s’mund të këmbejnë përpunues.

1.2

  • U ndreq këmbimi i përpunuesve që prej skenës Shtoni (postim) të Ri, përpara se të ruhet një skicë postim.
  • U ndreq një gabim shkrimi që shkaktonte ngjitjen e URL-së së përpunimi te ndryshorja e kërkesës për classic-editor.
  • U ndryshua pikasja e WordPress 5.0 të mos përdorë kontroll versioni. Ndreq një të metë kur testohet 5.1-alpha.
  • U ndryshua vlera parazgjedhje e mundësisë për lejim të përdoruesve të këmbejnë përpunues në “false”.
  • U shtua çaktivizimi i shtojcës Gutenberg dhe u ul versioni WordPress i domosdoshëm në 4.9.
  • U shtua filtri classic_editor_network_default_settings.

1.1

U ndreq një e metë me të cilën mund të provohej të ngarkohej përpunuesi me blloqe për lloje postimesh që nuk e mbulojnë përpunuesin, kur përdoruesve u është lejuar të këmbejnë përpunues.

1.0

  • U përditësua për WordPress 5.0.
  • U ndryshuan krejt emrat/referencat “Gutenberg” në “përpunues me blloqe”.
  • U rifreskua UI e rregullimeve.
  • U hoq çaktivizimi i shtojcës Gutenberg. Kjo qe shtuar për ta testuar në WordPress 4.9. Përdoruesve që duan të ndjekin zhvillimin e Gutenberg-ut në WordPress 5.0 dhe më tej s’do t’u duhet shtojcë tjetër për ta çaktivizuar.
  • U shtua mbulim për rregullime sipas përdoruesi për përpunuesin parazgjedhje.
  • U shtua mbulim për përgjegjësit të caktojnë përpunuesin parazgjedhje për sajtin.
  • U shtua mbulim për përgjegjësit të lejojnë përdoruesit të ndryshojnë përpunuesin e tyre parazgjedhje.
  • U shtua mbulim për përgjegjës rrjetesh të pengojnë ndryshim të rregullimeve parazgjedhje nga përgjegjës sajti.
  • U shtua mbulim për ruajtje të përpunuesit të përdorur së fundi për çdo postim dhe për ta hapur me të herës tjetër. E aktivizuar kur përdoruesi mund të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje.
  • U shtua “gjendje përpunuesi postimesh” te paraqitja e postimeve te skena Postime. Shfaq përpunuesin që do të hapet për postimin. E aktivizuar kur përdoruesit mund të zgjedhin përpunuesin parazgjedhje.
  • U shtuan filtrat classic_editor_enabled_editors_for_post dhe classic_editor_enabled_editors_for_post_type. Mund të përdoren nga shtojca të tjera për të kontrolluar ose anashkaluar përpunuesin e përdorur për një postim apo lloj postimi të veçantë.
  • U shtua filtri classic_editor_plugin_settings. Mund të përdoret nga shtojca të tjera për të anashkaluar rregullimet dhe për të çaktivizuar UI-n e rregullimeve.

0.5

  • U përditësua për Gutenberg 4.1 dhe WordPress 5.0-beta1.
  • U hoqën disa funksione që tani ekzistojnë te Gutenberg-u.
  • U ndreq ridrejtimi mbrapsht te përpunuesi klasik pas parjesh rishikimesh postimesh.

0.4

  • U ndreq heqja e ftesës “Provoni Gutenberg-un” kur shtojca Gutenberg s’është aktive.
  • Ndreqje për të shfaqur përherë rregullimet dhe lidhjen për te rregullimet në tabelën e listës së shtojcave.
  • U përditësua teksti readme.

0.3

  • U përditësua mundësia nga një kutizë përzgjedhjesh te një dorë butonash rrethorë, duket më qartë. Falënderime për @designsimply, për sugjerime teksti etiketash.
  • Ca përditësime të përgjithshme dhe pastrim.

0.2

  • Përditësim për Gutenberg 1.9.
  • Heqje sinjalizimi dhe çaktivizimi të vetvetishëm kur Gutenberg-u s’është aktiv.

0.1

Hedhja fillestare në qarkullim.