Kod Burim

Nëse doni të shfletoni burimin e WordPress-it dhe dokumentim brenda tij, ka një referencë të leverdishme për zhvilluesit dhe një code browser. Mund të gjeni dhe udhërrëfyes për dhënie ndihmese përmes Subversion-it dhe dhënie ndihmese përmes Gi-it.

Burimi i montimit të WordPress-it, licencuar sipas GNU General Public License version 2 (ose të mëvonshëm), mund të shfletohet në linjë, ose të kopjohet lokalisht përmes Subversion-it, ose Git-it:

  • Subversion: https://core.svn.wordpress.org/
  • Pasqyrë Git: git://core.git.wordpress.org/

WordPress-i krijon versione të minimizuar të kartelave bazë JavaScript, duke përdorur UglifyJS dhe CSS përmes përdorimit të clean-css, gjithçka përmes xhiruesit të punë Grunt, që bazohet në JavaScript. Burimi i zhvillimit, që përmban versione jo të minimizuara të këtyre kartelave, tok me programthet e montimit mund të shfletohen në linjë, ose të kopjohen lokalisht me Subversion ose Git:

  • Subversion: https://develop.svn.wordpress.org/
  • Pasqyrë Git: git://develop.git.wordpress.org/

Kodi burim për çfarëdo dyorësh të programit, apo programthe të jashtëm të minimizuar që përfshihen me WordPress-in, mund të merren lirisht që nga depoja jonë e burimeve.